Myrto Security E Hene - E Shtune: 9:00 AM to 7:00 PM

Anti Eksploziv

Anti Eksploziv

Kompania Myrto duke patur si synim kryesor te qenurit elite ne sherbimet e security, ofron se fundmi sherbimet antieksploziv duke krijuar Njesine Antieksploziv e para ne sistemin e sherbimeve private te sigurise. Ne kete njesi bejne pjese specialistet me te mire te kesaj fushe ne Shqiperi te cilet kane qene drejtues dhe pjestare te Njesise Antieksploziv te Policise se Shtetit me nje eksperience te gjate pune dhe te trajnuar ne shtete te ndryshme si SH.B.A, Gjermani, Itali, Slloveni, Rumani Maqedoni etj.
Nga eksperienca boterore po shihet qarte se veprimtaria e terrorizmit ne bote mbeshtetet kryesisht ne veprimet me eksploziv. Eshte e natyrshme qe kjo pervoje mund te pasqyrohet edhe ne vendin tone, sic edhe ka pasur fragmente te shkeptura. Nga statistikat e Policise se Shtetit po shihet se vendosja e eksplozivave gjate viteve te fundit ka ardhur gjithmone e ne rritje, duke patur nje larmi perfshirjeje me tendence prekjen gjithmone e me teper te biznesit . Kjo kryesisht per shkak te konkurences por edhe problemeve me persona kriminale, manjake, psikopate etj.
Nisur nga sa me siper themi se eshte kthyer ne domosdoshmeri krijimi i nje sherbimi te tille. Deri tani ky sherbim kryhet vetem nga Policia e Shtetit.
Perse ky sherbim i ofruar eshte konkurrues:

  • Ruhet privacia e veprimeve sidomos nga mediat, pasqyrimi i te cilave demton imazhin e klientit.
  • Vjen me shpejte se Policia e Shtetit.
  • Sherbim qe mund te thirret ne c’do moment dhe per c’do problem.
  • Kontraktohet si sherbim i perhershem.
  • Nuk bllokohet vazhdimesia e veprimtarise sidomos nga objektet e dyshimta apo telefonatat kercenuese.
  • Procedurat e investigimit te objektit te dyshimte kryhen ne nje kohe shume me te shpejte.
  • Percakton masa konkrete antieksploziv ne pershtatje me objektin.
  • Ben trajnimin e personelit per masat dhe rregullat antieksploziv.

Gjithashtu Myrto ofron:

  • Sherbim antieksploziv per aeroporte
  • Sherbim Antieksploziv per Banka
  • Sherbim Antieksploziv per Hotele
  • Sherbim Antieksploziv per Ambasada