Myrto Security Mon - Sat: 9:00 AM to 7:00 PM

Policy of Camera Monitoring

Policy of Camera Monitoring

Shoqeria e Sherbimit Privat te Sigurise fizike “MYRTO Security perdor sistemin e saj te mbikeqyrjes video (CCTV). Per vete llojin e aktivitetit i cili eshte ruatja dhe siguria fizike e objekteve , “MYRTO Security” Sh.p.k, e ka te domosdoshme survejimin e ambienteve te saj, si dhe te ambjenteve ose objekteve te klienteve qe kerkojne kete sherbim, me qellimin kryesor Sigurine dhe Mbrojtjen e prones, aseteve, personelit, vizitoreve dhe kontrollit te hyrje-daljeve.

Sistemi i mbikeqyrjes me video ofron siguri dhe ndihmon ne parandalimin, pengimin dhe zbulimin e çdo aksesi fizik te paautorizuar, duke perfshire zonat e vendosura nen mbikqyrje ose mbrojtje, infrastrukture IT ose informacion operacional, ne parandalimin, zbulimin dhe hetimin e vjedhjes se pajisjeve ose prones qe i perkasin kompanise, vizitoreve ose stafit te saj ose veprimeve qe kercenojne sigurine e vizitoreve apo stafit qe punojne ne mjediset.

Baza ligjore:

  • Ligji per Mbrojtjen e te Dhenave Personale, nr.9887, date 10.03.2008

  • Udhezim nga ministria e brendshme nr.134, date 10.03.2017, per percaktimin e masave shtese te sigurise.

  •  Udhezimi nr. 3, date 05.03.2010 “Mbi perpunimin e te dhenave personale me sistemin e video survejimit ne ndertesa dhe mjedise te tjera”, i ndryshuar.

  • Udhezimi nr. 46, date 28.3.2017 “Per percaktimin e nivelit te sigurise per perpunimin e te dhenave personale nepermjet sistemeve te sigurise”, ne zbatim te ligjit nr. 19/2016, “Per masat shtese te sigurise publike”.

    Kamerat filmojne ne menyre te panderprere:

    Ne cdo ambjent, object apo zone ku jane te instaluara kamera vezhgimi, eshte vendosur ne menyre te dukshme njoftimi, sipas aneksit te aprovuar nga Komisioneri per te  drejten e informimit dhe mbrojtjen e te dhenave personale.

    Ne ambjentet ku jane vendosur keto pajisje lejohet hyrja dhe perdorimi vetem nga personat e autorizuar.

    Aksesi i pamjeve te regjistruara eshte i kufizuar vetem te personat e autorizuar. Te gjitha akseset ose shikimet e pamjeve te regjistruara ndodhin vetem brenda nje ambient te percaktuar dhe punonjesit e tjere nuk lejohen te hyjne ne ate zone ose te kene akses ndaj pamjeve.
    Kompania jone vendos ne dispozicion pamjet vizive ose te dhenat e tjera, qe perfitohen nga perdorimi i masave shtese te sigurise, me kerkese te Policise se Shtetit ose organeve te drejtesise, vetem per nevoja hetimi, bazuar ne Kodin e Procedures Penale dhe ne legjislacionin ne fuqi.
    Te dhenat e mbajtura me ane te sistemit te video survejimit ruhen per nje periudhe kohore prej 3 ditesh, dhe pas kalimit te kesaj periudhe, te dhenat fshihen.

    Cdo individ ka te drejten qe te njihet me te dhenat personale te perpunuara nepermjet nje kerkese me shkrim.

    Çdo subjekt i te dhenave ka te drejte te kerkoje korrigjimin ose fshirjen e te dhenave, kur vihet ne dijeni se te dhenat rreth tij nuk jane te rregullta, nuk jane te verteta, te plota ose jane perpunuar dhe mbledhur ne kundershtim me dispozitat e ketij ligji.

    Çdo person apo subjekt, qe pretendon se i jane shkelur te drejtat, lirite dhe interesat e ligjshem per te dhenat personale, ka te drejte te ankohet ose te njoftoje komisionerin dhe te kerkoje nderhyrjen e tij per venien ne vend te se drejtes se shkelur

    Per cdo pyetje apo kerkese rreth kesaj politike mund te kontaktoni ne:

    “MYRTO Secyrity” Sh.p.k.

Adresa : Lagja “Apollonia”, Rr. “Brigada e XI Sulmuese”, perballe Albtelekom,  Fier, Tel./Fax. E-mail myrto_tirana@yahoo.com; sec.myrto@yahoo.com Hysni Myrtaj (administrator)  cel.0672082539, Kreshnik Lamaj (departamenti i Teknologjise e Marketingut) cel. 0674053970