Myrto Security E Hene - E Shtune: 9:00 AM to 7:00 PM

Transportimi i Vlerave

Transportimi i Vlerave

TRANSPORTI I VLERAVE MONETARE

Per te plotesuar gamen e sherbimeve te ruajtjes dhe te sigurise, “Myrto” realizon ne bashkepunim te ngushte me “Trans-Security“, nje kompani pjese e grupit “Myrto”, shoqerimin e vlerave monetare dhe sendeve te cmuara gjate transportimit te tyre.
“Trans-Security” zoteron licence te kategorise C te leshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise ne Ministrine e Rendit Publik.

Sherbimi dhe ruajtja e vlerave monetare gjate transportit, eshte nje sherbim i drejtuar kryesisht ndaj institucioneve bankare dhe financiare dhe konsiston ne :

  • Analizen e levizjes dhe vleresimin e shkalles se rrezikut
  • Organizmin e sherbimit te transportit me mjete te blinduara
  • Organizmin e sherbimit te grupit te shoqerimit

Cilesia e sherbimit garantohet nga mjetet e blinduara te transportit, te cilat jane ne parametrat e kerkuar teknike, dhe nga pergatitja e eskortes se shoqerimit, e cila eshte e afte profesionalisht per te perballuar te gjitha situatat e mundshme te papritura.

Eskorta e shoqerimit eshte e pajisur me mjetet e nevojshme te mbrojtjes dhe te neutralizimit te kercenimeve potenciale si dhe me sistemin e radionderlidhjes per te komunikuar me Qendren Operative dhe per te marre ne cdo moment ndihmen e nevojshme nga Grupi i Gatshem I kompanise “Myrto”.